Nik Xhelilaj tifozi më “i çmendur” i “Euro 2016”, zbuloni kush e shoqëroi aktorin në Lens

“Euro 2016” mblodhi rreth vetes jo vetëm tifozët e panjohur, por sidomos personazhet publikë nga Shqipëria, të cilët bënë të pamundurën të ishin në ndeshjet ku luante Kombëtarja Shqiptare. Por ndryshe nga personazhet e tjerë, të cilët udhëtonin nga Tirana për të qenë në Lens, aktori i njohur Nik Xhelilaj udhëtonte nga Turqia, vendi ku po bën karrierë të shkëlqyer vitet e fundit. Xhelilaj u fotografua ndërsa bënte tifo si “i çmendur” në rrugët e Lensit, i veshur me fanellën e kuqe të Kombëtares. Artisti ëshë fotografuar në momentin që parakalonte si tifoz i devotshëm duke mbështetur Kombëtaren tonë në ndeshjen kundër Zvicrës. Ai duket në formë shumë të mirë fizike, ndërsa ishte në shoqërinë e dy miqve të ngushtë dhe një biondeje misterioze. Xhelilaj e ka shprehur gjithmonë pasionin e tij për futbollin, si një ndjekës i rregullt i ndeshjeve. Kjo është nga shfaqjet e para të tij, që pas zhurmës mediatike për nisjen e një karriere të re në Gjermani. Regjisori Philip Stolzl e zgjodhi protagonist kryesor të filmit me famë historike “Winnetou”, rol për të cilin u shndërrua në hero kalorsiak me shumë muskuj. Premiera botërore e tre filmave prej 90 minuta transmetohet këtë vit në kanalin RTL. Katër vite më parë Niku, pasi kishte luajtur në disa filma shqiptarë, dhe pasi kishte prezantuar festivalin e Këngës në RTSH mori ofertë nga kineastët turq, për të qenë aktor kryesor në serialin televiziv “Kayıp Şehir Dizisi”. Për herë të parë një aktor shqiptar u bë pjesë e një prodhimi turk si aktor kryesor, pasi u shpall një nga 10 talentet e reja të Evropës, i përfaqësuar me filmin “Shqiptari” në “Shooting Stars”– European Film Promotion”. Xhelilaj u bë i famshëm në Turqi në një kohë shumë të shkurtër, aq sa mediat turke e cilësuan rivalin kryesor të Ezelit, personazhin e dashur edhe për shqiptarët.