Nik Xhelilaj thotë emrin e aktores më seksi turke dhe të gjithë biem dakort
Nik Xhelilaj ishte i ftuar në “Zemër Luana”, ku u bë pjesë e lojërave dhe sfidave të ndryshme. Gjatë një sfide, një pyetje që i drejtua Nikut ishte: “Cila është aktorja më seksi në Turqi që do doje një skenë seksi?”
Xhelilaj nuk hezitoi të përgjigjej dhe emri që ai tha u duartrokit shumë nga publiku pasi është një aktore mjaft e pëlqyer për të gjithë shqiptarët.
Ai tha se aktorja më seksi turke sipas tij është Tuba Büyüküstün, e njohur nga shqiptarët si “Elif” në serialin “Diamante dhe Dashuri”. Niku tha se me Tuba-n ka patur fatin të luajë në një serial dhe e ka pëlqyer edhe më përpara. Nik dhe Tuba kanë luajtur në serialin historik “Rise of Empires: Ottoman”.