Nik Xhelilaj në Gjermani në krah të një femre simpatike
Aktori 33 vjeçar Nik Xhelilaj pas Turqisë po bën karrierë në Gjermani, ku shfaqet në të gjitha eventet kinematografike atje. Shumë në formë, me flokët e rritura dhe në kulmin e tij si aktor, së fundi është fotografuar në krah të një femre simpatike, që mund të jetë pjesë e kinemasë po ashtu. Kjo është nga shfaqjet e para të tij, që pas zhurmës për nisjen e karrierës së re në Gjermani. Regjisori Philip Stolzl e zgjodhi protagonist kryesor të filmit me famë historike “Winnetou”, rol për të cilin u shndërrua në hero kalorsiak me shumë muskuj. Premiera botërore e tre filmave prej 90 minuta transmetohet këtë vit në kanalin RTL. Katër vite më parë Niku, pasi kishte luajtur në disa filma shqiptarë, dhe pasi kishte prezantuar festivalin e Këngës në RTSH mori ofertë nga kineastët turq, për të qenë aktor kryesor në serialin televiziv “Kayıp Şehir Dizisi”.