
Nik Xhelilaj i lumtur, protagonist në serialin turk që nis transmetimin në Shqipëri
Më 6 Maj nis në Tv Klan transmetimi premierë i serialit turk “Qyteti i Humbur”, një serial dramatik me protagonist aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj, një nga rolet e tij më të plotë dhe më të vlerësuar në serialet turke. Nisja e transmetimit të këtij seriali në Shqipëri ka lumturuar edhe vetë aktorin Nik Xhelilaj, i cili në një postim në rrjetet sociale nuk e fsheh gëzimin. “Kayıp Şehir”, ‘Qyteti i Humbur’, i cili me njohu mua, për t’u dashuruar më pas përgjithmonë me Stambollin. Nga data 6 Maj do të shfaqet çdo ditë ‘ e Hëne- e Premte’ më në fund edhe në Shqipëri. I lumtur”, shkroi Nik Xhelilaj në postimin e tij në rrjetet sociale. Aktori 36-vjeçar aktualisht po shfaqet edhe në serialin “Kryeqyteti-Abdylhamid” me rolin e Marcos. /tvklan.al