Nik Xhelilaj ka sozinë e tij në Brazil, ai është supermodeli 25 vjeçar Marlon Teixeira
“Përshendëtje! Unë quhem Marlon Teixeira, vij nga Brazili dhe jam këtu në Kanë për pak argëtim”. Eshtë ky prezantimi që supermodeli seksi bën në klipin interesant ku shpalos aftësitë e tij aktoriale, duke improvizuar ato që quhen “7 fytyrat e kinemasë”, nga; “Cowboy eyes” deri tek “Death”. Marlon Teixeira bën një praktikë të shkurtër, shkruhet në faqen zyrtare të revistës “Vogue” të Parisit. Pas postimit të videos nuk munguan komentet pasi 25 vjeçari ndryshonte mimikën si aktor profesionist, ndërkohë duket si kopja origjinale e aktorit të njohur shqiptar, që aktualisht po zhvillon karrierën në Gjermani, Nik Xhelilaj. Edhe pse aktori është 9 vite më i madh nga supermodeli, ata duken si dy vëllezër binjakë. Interesant është fakti se ndërkohë që Marlon po bën aktorin në jetën e tij, Nik nga ana tjetër po bën modelin jashtë kinemasë. Si kurrë më parë ai nxori në pah fizikun e tij joshës, duke pozuar nxehtë në Malaga Beach të Spanjës. Të shumta ishin vajzat shqiptare dhe europiane që komentuan me fjalë erotike Nikun, i cili duket në formën më të mirë fizike. Ndërkohë që për modelin brazilian këto komente janë të zakonshme për të. Mesa duket pamja e këtyre djemve është trendy i momentit, pasi femrat jo vetëm që po çmenden pas tyre në rrjetet sociale, po nuk do të donin të ndryshonin asgjë nga dukja e tyre.
Nik & Marlon, si arritën këtu ku janë sot dy “djemtë e detit”
Po i quajmë djemtë e detit, pasi si Nik (me origjinë nga Vlora) ashtu dhe Marlon, e kanë shprehur hapur që u pëlqen shumë të shijojnë detin dhe plazhin. Aktori më seksi i Shqipërisë dihet që pas karrierës në Turqi, tani është vendosur në Gjermani, që kur regjisori Philip Stolzl e zgjodhi protagonist kryesor të filmit me famë historike “Winnetou”. Deri para pak kohësh nuk e njihte askush në Gjermani, por jeta e tij ka ndryshuar, sepse Kreshnik (Nik) Xhelilaj është “Winnetou” i ri. Ai ka lindur në 5 March 1983, dhe e nisi karrierën si aktor nga viti 2005. Ai lindi në Tiranë nga dy prindër oficerë. Nisi studimet për dramë në moshën 21 vjeçare, pak me vonesë, pasi kishte lënë Akademinë ushtarake në Turqi, dhe nuk mundi dot të fitonte Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Nik Xhelilaj ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare për lojën e tij aktoriale, ndërsa ka marrë pjesë edhe në spektakle televizive si; “Dancing with the Stars” dhe si prezantues i Festivalin të Këngës. Sa i takon fizikut ai prej vitesh ushtrohet shumë në palestër për të pasur trup perfekt. Ndërsa Marlon Luiz Teixeira është supermodel brazilian, dhe ka lindur në 16 shtator 1991. Ai është 1.88 m i gjatë, dhe ka pozuar për; Emporio Armani, Dolce & Gabbana, DSquared², Roberto Cavalli, Jean Paul Gaultier dhe Dior Homme. Marlon i cilësuar si “djali më seksi” mes modelëve në botë ka fituar po ashtu shumë çmime, e ka qenë në kopertinat e disa prej revistave më të famshme botërore. Ai pëlqen të udhëtojë, të ndjekë filma dhe të shijojë plazhin në maksimum.