Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku bëhen bashkë për një super film që do iu shkrijë së qeshuri dhe jo vetëm
Kinematografia shqiptare ka prodhuar komedi mjaft të mira vitet e fundit dhe mesa duket, një e tillë do të vijë shumë shpejtë në ekranin e madh, me dy protagonistë shumë interesantë. Po flasim për dy aktorë shumë të njohur, Nik Xhelilajn, që vitet e fundit e ka ndarë karrierën e tij mes Gjermanisë dhe Turiqsë dhe Olsi Bylykun, një nga artistët më të mirë të humorit në Shqipëri.
Ata mesa duket do të jenë pjesë e një filmi, ku do të kenë rolin e dy policave që janë miq me njëri-tjetrin dhe do t’i shohim në një mision special, përvec misionit kryesor që është të na bëjnë ne të qeshim.
Lajmin e ka zbuluar vetë Xhelilaj me anë të një postimi në Instagram, ku tregon pamjen e parë të aktorëve nga filmi që sigurisht është edhe aksion, me Nikun si një polic aka dedektiv shumë serioz dhe Olsi si partneri i tij, që me shumë mundësi nuk do ta dalë shumë jashtë karakterit të roleve të deri tanishme.
Fotos Niku i ka bashkangjitur fjalët: “Buddy Cops” dhe “Nacut on a mission”, që besojmë se nuk kanë nevojë për përkthim.
Nuk e dimë se si janë bërë bashkë aktorët për këtë projekt, por padyshim është një dyshe vërtetë interesante dhe nuk mund të mos na kujtojë Kevin Heart dhe Ice Cube në filmat “Ride Along”. Për Xhelilajn bëhet fjalë për një rikthim në kinemanë shqiptare, edhe pse rrallë e kemi parë në komedi, jemi kuriozë ta shohim në këtë rast. Ndërkohë Olsi së fundmi është shumë i zënë mes “Klanifornia”, karrierës në muzikë dhe biznesit.
Filmi duket se është punuar nga “BlueBerry Production”, me regji dhe kinematografi nga Aldo Marku dhe Shpëtim Baca. Tani duam edhe një datë publikimi edhe jemi në rregull. Burimi: News31