Nik Xhelilaj bën ndryshimin drastik për rolin e ri

Aktori Nik Xhelilaj është padyshim në vitet e tij më të mira sa i përket karrierës pasi sa mbaron një projekt kinematografik, nis të kërkohet në një tjetër. Midis Gjermanisë, Turqisë dhe Shqipërisë, ajo që e bën Nikun të renditet krak aktorëve të njohur ndërkombëtar veçse talentit, është vendosmëria për t’ia “veshur” vetes personazhin deri në detaje. E mbani mend këtë foto? Nik Xhelilaj u transformua në personazhin kryesor të filmit “Winnetou” i cili është shfaqur dhjetorin 2016-ës në kanalin gjerman RTL. “Winnetou” mbështetej në romanin e autorit gjerman Karl May, i cili i kishte dhënë veprës së tij për titull emrin e personazhit kryesor, një heroi indian të Amerikës, të njohur për bëmat e tij. Këtë personazh, në variantin e ri të filmit të regjisorit Philip Stolzl, e interpretoi aktori shqiptar, i cili me siguri ka pasur në favorin e tij tiparet ekzotike por iu desh edhe shumë punë.

Nik-3

Nik Xhelilaj është stërvitur fort dhe ka mbajtur një regjim të rreptë ushqimor për të arritur format trupore të një biri të natyrës. “Sinqerisht t’ju them, është shumë e vështirë për ta menduar. Veçanërisht në 15 ditët e para, pastaj mësohesh me atë sistem, mirëpo në asnjë mënyrë nuk guxon të hash karbohidrate. Por, unë falënderoj Zotin për këtë mundësi të domosdoshme, përndryshe kurrë nuk do të isha ushtruar kaq shumë dhe trupi im nuk do të dukej kështu” – ka thënë ai në një intervistë për një gazetë gjermane asokohe.

Nik-2

Ndërkohë aktori i njohur duket se po përjeton një situatë të ngjashme edhe tani. Vetëm dy javë më parë, ne të News31.al ju treguam se Nik Xhelilaj do të interpretojë në një film me produksion shqiptaro-gjerman nga regjizori i suksesshëm shqiptar Bujar Alimani. Emri i të cilit lidhet me sukseset e filmit “Delegacioni” dhe vlerësimet që ka marrë ky film në kompeticione të ndryshme në botë. Një pjesë e xhirimeve të filmit e sollën Nikun sërish në Shqipëri ndërkohë tani ka udhëtuar drejt Republikës Çeke, ku ka bërë edhe ndryshimin që i duhej për hir të rolit në look-un e tij. Këtë herë aktori ka prerë flokët super-shkurt. Me pamjen e re dhe gjithë këto sakrifica, jemi edhe më kuriozë tani për filmin e radhës së Nik Xhelilajt i cili është e kotë ta ripërmendim se sa krenar na bën në çdo sfidë profesionale që ndërmerr. /News31.al