Nicole Scherzinger zgjedh të stërvitet në natyrë, por linjat trupore seksi tërheqin vëmendjen e të gjithëve
Nicole Scherzinger i pëlqen të bëjë një jetë aktive dhe ka një fizik të mrekullueshëm si rezultat i stërvitjes së përditshme.
42-vjeçarja është filmuar në një park gjatë kohës që djersinte në fundjavë dhe paparacët nuk e kanë humbur këtë rast, raporton “Mirror”.
Nga fotot mund të vihet re lehtësisht trupi i saj i tonifikuar, si dhe leksibiliteti i madh që ka.
Ajo kishte zgjedhur një kostum sportiv të ngushtë, i cili i theksonte edhe më shumë linjat trupore.
Aktualisht Nicole po shijon romancën me Thom Evans, i cili kishte zgjedhur ta shoqëronte të dashurën e tij në park dhe herë pas here dukej se i jepte “zemër” për ushtrimet e ndryshme që realizuan në natyrë.
Pak ditë më parë, çifti festoi edhe 1-vjetorin e lidhjes.