Nicole Kidman zbulon si reagon bashkëshorti kur sheh skenat e seksit në filmat e saj: Ai nuk e di se…

Nicole Kidman ka zbuluar se partneri i saj, Keith Urban nuk e ka aspak problem kur asaj i duhet të interpretojë një skenë dashurie para kamerës. Duket se ky është edhe sekreti i martesës 15-vjeçare mes tyre, pasi Keith di ta ndajë jetën personale nga ajo profesionale, shkruan “Page Six”.

“Bashkëshorti im është një artist, kështu që ai i kupton të gjitha dhe po ashtu nuk përfshihet. Ai e sheh shfaqjen në fund kur del, kur të gjitha pjesët e xhiruara janë redaktuar së bashku.

Ai nuk lexon asnjë skenar, me të vërtetë nuk e di se çfarë po ndodh në xhirime. Ai ka karrierën e tij në të cilën është zhytur plotësisht. Nuk di shumë për atë që unë jam duke bërë në të vërtetë,”- tha aktorja në një episod të fundit të “Daily Pop”.

Nicole dhe Keith janë të martuar që nga viti 2006 dhe kanë bashkë dy vajza: Sunday dhe Faith. Në një intervistë për “WSJ” në prill të vitit të kaluar, aktorja foli për mënyrën sesi ajo dhe Urban balancojnë punën dhe jetën familjare.

Artistja tha se mundohen të mbajnë një ekuilibër në familje, ku të paktën njëri prej prindërve të jetë pranë tyre kur tjetri punon larg shtëpisë.