Nicole Kidman flet për martesën me Tom Cruise: Ne ishim të lumtur

Aktorja Nicole Kidman ka folur së fundmi për martesën e saj me Tom Cruise.

Nicole është rikthyer pas në kohë duke kujtuar filmin ‘Eyes Wide Shut’ ku dyshja mori pjesë.

Në një intervistë për New York Times, aktorja u shpreh se ajo dhe Tom kishin një martesë të lumtur, kur u pyet nëse kishte ushqyer ndonjë ‘ndjenjë negative’ në lidhje me martesën e tyre gjatë asaj kohe.

“Ne do të shkonim në gara pas atyre skenave”, kujtoi Kidman.

“Do merrnim me qira një vend dhe do shkonim në gara në tre të mëngjesit. Nuk e di se çfarë të them tjetër”.

Kidman dhe Cruise birësuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor para ndarjes së tyre në 2001.

Më pas aktorja u martua me këngëtarin Keith Urban me të cilin ka dy vajza, Sunday 12 vjeçe dhe Faith, 9 vjeç.

Tom ka vetëm një vajzë , Suringa martesa e tij gjashtë-vjeçare me Katie Holmes.