Nicole Kidman dhe Keith Urban nuk janë ndarë, në publik më të dashuruar se kurrë
Shfaqja provokuese e Nicole Kidman në serialin e fundit televiziv ngjall sërish dyshime se ajo mund të jetë ndarë përfundimisht nga bashkëshorti, Keith Urban. Edhe pse në këtë seri televizive, Kidman shfaqet tejet e ekspozuar në skena të nxehta dhe e torturuar nga burri i saj, duket se ky film vetëm sa e ka forcuar edhe më shumë çiftin e njohur. Ata janë parë bashkë në “ACM Awards” në Las Vegas, ku dukeshin më të dashuruar se kurrë. Sipas mediave, Keith nuk ia ndante sytë Kidman. Javë më parë u bë e ditur se çifti kishin vendosur që vajzat e tyre t’i rrisin në Australi, duke u shpërngulur nga SHBA-të.