
Nicky Minaj së shpejti dasmë!
Këngëtarja Nicky Minaj papritur ka zbuluar në emisionin e saj “Queen Radio” që ajo dhe i dashuri i saj, Kenneth Petty kanë marrë një leje martese, shkruan Lapsi.al. “Ne kemi marrë lejen e martesës. Mendoj se kam atë që kërkoj, thjesht lumturi. Ishte shumë e vështirë të arrija në një gjendje të lumtur. Tani që e arrita, nuk dua të bëj kompromise me asnjë dhe asgjë!” u shpreh Minaj.
