Nicki Minaj surprizon sërish fansat, reperja zbulon planet e dasmës

Reperja e njohur, Nicki Minaj duket se po përgatitet për një dasmë të afërt. Nicki dhe partneri i saj, Kenneth Petty, ende nuk kanë plane konkrete edhe pse janë të martuar ligjërisht. Në një intervistë për ET ajo është shprehur: “Unë duhet të pres derisa të vijë pastori im.

Nicki-2

Dasma e madhe dhe të gjitha këto do të ndodhin, por jo në këtë moment. Kur isha e vogël, kisha imagjinuar gjithmonë dasmë princeshe, ndërsa tani është më shumë se një jetë, një e ardhme, dashuri, partneritet apo dasmë. Është e cuditshme sepse nuk e prisja që të kisha këtë mendim, por për momentin jam e lumtur në këtë mënyrë”.

Nicki-1

Ajo në planet e saj më të afërta ka që të sjellë në jetë një fëmijë dhe po përpiqet shumë për këtë gjë. “Ne praktikohemi gjithë kohës”, tha Nicki. Duket se reperja është e vendosur që krijimi i një familjeje me bashkëshortin e saj është një nga prioritet e momentit.