Nicki Minaj e quajti princeshën Dianën ‘shoqja ime më e mirë’, reagojnë fansat: Ju ishit 14 vjeç kur ajo vdiq

Asnjë nga fansat e Nicki Minaj që ishin në Birmingham të Anglisë për ta parë, nuk prisnin që reperja të bënte homazh për Princeshën Diana.

Këngëtarja 41-vjeçare ishte në skenë dhe pyeti publikun e saj: “Nga jeni?”, kur dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”.

Nicki Minaj më pas përdori një theks britanik dhe foli për Princeshën Diana para turmës, duke e quajtur atë “shoqen e saj të mirë”.

“Uells a? Ajo më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princeshës e Uellsit. Le të mbajmë një minutë heshtje për të” , tha ajo, duke lënë turmën të habitur me deklaratën e saj.

Kujtojmë se kur Princesha Diana u nda nga jeta, në moshën 36-vjeçare, në vitin 1997, Nicki Minaj ishte vetëm 14 vjeç.

Përkushtimi i saj ndaj Dianës duke e quajtur atë “shoqja ime e mirë” e bëri publikun të pyeste se çfarë ndodhi në Twitter.

“Një shoqja ime e dashur… Ajo ishte 14 vjeçe kur vdiq Diana…” , shkruan njëri, ndërsa tjetri shton: “Nëse unë mund ta kem Krishtin si mik, atëherë ju mund të keni Dianën”.

BalkanWeb