Ngushtohet hendeku midis gjinive, ja si të visheni si burrat
Muza e frymëzimit të Clare Waight Keller, stilistja dhe drejtoresha artistike e Givenchy, këtë sezon ishte një grua që gjithë jetën e vet ka vrapuar si burrë. Një grua që s’u pengua nga prindërit dhe shoqëria për ta jetuar jetën sipas mënyrës së saj. Një bukuri androgjene, që kishte marrëdhënie me gratë dhe u martua me një burrë. Givenchy në koleksionin Spring 2019 Ready-To-Wear përplas “kodet” e veshjeve të grave dhe të burrave. Hendeku midis gjinive zvogëlohet gjithnjë e më tepër. Modelet me flokë të prera shkurt parakaluan në sfilatë të veshura me xhaketa lëkure, pantallona të ushtrisë, kostume serioze etj. Megjithatë, pavarësisht detajeve mashkullore, sërisht Clare Waight Keller arriti të ruante feminitetin, që u përqafua nga shumë yje të Hollywood-it si Anne Hathaway, Amanda Seyfried, Rooney Mara, sipas Lapsi.al. Kështu, veshjet e partnerit, babait apo vëllait mund të jenë frymëzimi ynë i ardhshëm./Burimi Vogue