Ngrohja globale, studimi: Akullnajat do të reduktohen me 41% deri në fund të shekullit

Sipas një studimi të ri të kryer, akullnajat do të reduktohen duke kontribuar kështu në ngritjen e nivelit të detit.

Përmes të dhënave të reja të satelitore, studiuesit kanë arritur në përfundimin se do të zhduken gjysmat e akullnajave deri në fund të shekullit XXI dhe kjo do u faturohet njerëzve dhe ngrohjes globale.

Më shumë se 215,000 akullnaja zvarriten dhe rrëshqasin mbi malet e botës, duke u rritur kur bie bora dhe duke u tkurrur kur temperatura rritet. Ato sigurojnë ujë të freskët për gati 2 miliardë njerëz dhe janë një kontribuues kryesor në ngritjen e nivelit të detit, një kërcënim për miliarda njerëz.

Ndërsa dihet këta “lumenj” gjigantë të akullit, janë jashtëzakonisht të prekshëm ndaj krizës klimatike, të kuptuarit se si akullnajat do të reagojnë ndaj skenarëve të ndryshëm klimatikë.

Studiuesit kanë bërë parashikime për fatin e botës, duke dalë në konkluzionin që temperaturat do të rriten me 1.5-2-3 dhe 4 gradë Celsius.

Deri në fund të shekullit parashikohet të akullnajat të humbasin 41% të masës së tyre, në raste se temperaturat rritet me 4 gradë Celsius.

Tkurrja e akullnajave do të ketë gjithashtu një ndikim të qartë në ngritjen e nivelit të detit. Në rast se temperaturat rriten me 1.5 dragë Celsius, niveli I detit do të rritet me 90 milimetra, dhe në rast se temperaturat rriten me 4 gradë Celsius, atëherë niveli I detit po ashtu do të rritet deri në 154 milimetra.