Ngrin Instagrami i Elvana Gjatës, këngëtarja “heshtje prej varri” pas arratisë

Pasi u konsiderua si “molla e sherrit” në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën, këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim. Në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe i dashuri i saj Ervin Mata, i cili gjithashtu është në kërkim.Por ndërsa të gjithë presin që këngëtarja të vijë dhe të japë dëshminë e saj për ngjarjen, është publikuar klipi i saj më i ri, ku ajo shfaqet shumë seksi. Ka qenë bashkëpunëtori në këtë projekt, producenti amerikan PooBear, ai që ka publikuar videon e re, ku Elvana ka nxjerrë të gjitha asetet, ndërsa ndërron disa veshje transparente, të cilat i ka veshur pa të brendshme.“Shade” titullohet klipi që mban emrin e PooBear ft. Elvana dhe që vjen në gjuhën angleze. Me një imazh super të kuruar, këngëtares i del më shumë sesa duhet pjesa intime në skenat mjaft të nxehta me veshje provokuese, të bëra jo pa qëllim nga artistja për këtë projekt ndërkombëtar.

Por ndryshe nga lançimi i projekteve të mëparshme, të cilat Elvana i publikonte vetë në profilet e saj zyrtare me mbi 1 milion ndjekës, këtë herë “Instagram”-in e ka pushtuar heshtja, që pas ngjarjes së rëndë në Bllok, ku mbeti i vrarë një person. Kujtojmë që Poo Bear është producenti, me të cilin Elvana nisi bashkëpunimet, që do t’i hapnin rrugën drejt famës ndërkombëtare.Pas rënies në kontakt me të, ajo u vendos për pak kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punoi për realizimin e këngëve në gjuhën angleze. Me rikthimin e saj në Shqipëri, Elvana Gjata ishte shumë kreative në lançimin e disa projekteve të njëpasnjëshme. Fillimisht ajo nxori albumin e saj “3EP”, që ishte në gjuhën shqipe dhe u prit mjaft mirë nga publiku.Pas tij, këngëtarja njoftoi edhe bashkëpunimin e saj me një nga reperat më të njohur në botë, Ty Dolla Sign. Gjithashtu, ajo publikoi këngën “Off Guard”, që u kthye brenda pak ditësh në hit. Këngëtarja, prej kohësh, po punonte me producentin Poo Bear për tregun ndërkombëtar dhe ishte pikërisht kënga “Shade” që ai e publikoi si këngë fillimisht në “Youtube”, para gjashtë muajsh.Kjo këngë, ndryshe nga të tjerat, erdhi pa një videoklip, për të cilin, mesa duket, ata kanë punuar këto muaj dhe që u publikua dje nga producenti. Le të shohim se si do të vazhdojë karriera e Elvanës, pas ngjarjes ku u përfshi dhe emri i saj bashkë me partnerin./Panorama Plus