NGJASHMËRIA/ Luiza Gega dhe Papa Françesku, kampionja e Ati i Shenjtë që u pritën me kabriole

Luiza Gega, u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Pas shpalljes kampione, Luiza Gega u prit me një ceremoni mjaft të veçantë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. E hipur mbi një mjet me ngjyrë të kuqe të llojit “Cadillac”, pritja e Gegës ngjasonte shumë me atë të vizitës së Papa Françeskut në vitin 2014, më 21 shtator.

Ati i Shenjtë erdhi me një makinë me ngjyrë të bardhë, por e hapur, për të pasur mundësinë për të përshëndetur qytetarët më nga afër. I hipur mbi automjetin tip Benz G Class ngjyrë e bardhë me targa SCV1 (Status Civitatis Vaticanae) dhe e zbuluar, Papa Françesku mbërriti në Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, dhe u përlot kur dëgjoi tmerret e persekutimit nën regjimin komunist.

“Të dëgjosh një martir që flet për persekutimin e vet, është tronditëse! Besoj se të gjithë ne që ishin aty, jemi prekur dhe emocionuar: të gjithë. E ata dëshmitarë, flisnin thua se po flitej për dikë tjetër, natyrshëm, me përvujtëri. Mua më ka bërë mirë, kjo!”– thoshte Papa Françesku ndër të tjera.

Në takimin me klerin shqiptar, në Vizita e Papa Françeskut u prit me interesim të madh, sidomos për mesazhet e tij mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë, harmoninë fetare në vend, vlerën e familjes, kujdesin për të rinjtë.