Ngjarje tragjike! Helmohet me shalqi, humb jetën luftëtari i MMA-së

Luftëtari rus Alexandër Pisarev ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 33-vjeçare, pasi u helmua duke ngrënë shalqi. Sipas mediave vendase, gruaja e tij është shtruar në spital për shkak të helmimit.

“Alexandër Pisarev humbi jetën në gjumë dhe nuk kishte probleme kronike shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, vdekja ishte pasojë e helmimit nga ushqimi”, tha një anëtar i ekipit të tij për agjencinë TASS.

Pisarev u gjet pa jetë në banesën e tij në Moskë nga babai i tij më 30 tetor. Igor Vladimirovich, babai i Pisarev ka zbuluar se pasi është kthyer në shtëpi ka zbuluar se djali i tij nuk po merrte më frymë.

“Kam hyrë në dhomë, Aleksandri dhe gruaja e tij po flinin. U afrova dhe më pas kuptova që djali im nuk po merrte më frymë. Ai kishte thyer gishtat pas luftimeve të fundit, por kjo nuk është asgjë. Ne të gjithë hamë të njëjtin ushqim, ne jetojmë së bashku”, tha ai për Pravda.

Autoritetet lokale kanë hapur një hetim për të hedhur dritë mbi vdekjen e kampionit të MMA-së.

“Hetuesit, me pjesëmarrjen e një specialisti mjeko-ligjor, po kryejnë një inspektim të mëtejshëm të vendit të ngjarjes. Ata kanë konfiskuar objekte të rëndësishme për hetimin dhe kanë planifikuar një ekzaminim mjeko-ligjor kimik,” tha Komiteti Hetimor i Moskës.

PANORAMASPORT.AL