Ngjarje të reja në “Përputhen”/ Për herë të parë ndodh një përplasje mes Inës dhe Antonetës

“Përputhen” vazhdon të mbetet një nga rubrikat më interesante dhe më të ndjekura në “E diell”. Pas pushimeve të festave të Fundvitit, episodi i sotëm tregoi se dinamika e këtij programi sa vjen e shtohet.

Përveç hyrjes së një konkurrenti të ri dhe takimeve respektive që Ina dhe Antoneta kanë pasur gjatë javës, mes tyre ndodhi edhe një përplasje e vogël si në asnjë puntatë tjetër.

Në fundin e emisionit kur vajzat duhet të zgjidhnin partnerin e javës, Ina mori fjalën e para. “Meqë fansat e Antonetës janë bërë merak pse zgjedh unë gjithmonë e para djalin për date, deklaroj dhe propozoj që çdo javë në vijim ta zgjedhë Antoneta e para” – përfundoi ajo teksa u pasua menjëherë nga një reagim i Antonetës: “Çfarë ishte kjo ironi? Ma shpjego pak?”. Ina nuk preferoi ta zgjaste edhe më tepër duke i thënë Antonetës se nuk donte ta kthente në debat dhe ajo s’kishte pse reagonte keq sepse thjesht iu përgjigj fansave të saj.

Edhe episodi i sotëm përfundoi sigurisht me disa këshilla të vlefshme nga opinionisti Olti Curri i cili më së shumti këshilloi djemtë që të bëjnë ironi apo “lojëra” me djemtë, sepse ata kanë konkurrentë dhe jo me Inën e Antonetën të cilat supozohet të gjejnë tek ata shpirtin binjak. /News31.al