Ngjarje e dhimbshme në Valbonë, turistët bien në greminë! Dyshohet për…

Një ngjarje e dhimmbshme me pasojë v dekjen dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesditës së të martës në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Disa turistë kanë humbur rrugën dhe më pas dyshohet se kanë rënë në një greminë. Nga të dhënat e para dyshohet se një prej turistëve ka humbur jetën.

“Policia e Tropojës njoftoi se ka marrë njoftim nga kolegët e Shkodrës, që në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjermanë, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

“Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se zona e Valbonës dhe e Thethit është e frekuentuar shumë tani nga turistët e huaj, për shkak të bukrusië sa pazakontë që ka.

Por shpesh për arsye të mungesës së infrastrukturës ndodh që turistët të humbin edhe jetën, pasi ende turizmi në këtë zonë nuk është në kushtet e duhura.