Ngjall reagime deklarata e hoxhës nga Prizreni: Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, po shkakton reagime të shumta pas publikimit të videos në rrjete sociale.

Sipas hoxhës beqarët janë njerëzit më të urryer të Allahut.

‘Njerëzit më të këqinj të Allahut ka thëmë Muhamedi, janë beqarët dhe të vdekurit më të këqinj dhe që urrehen nga Allahu janë beqarët edhe beqarkat. Dua të mbaroj shkollën? Të mbaroj fakultetin, pastaj magjistraturën dhe vetëm kur e shohin veten në moshën 30 vjeçare. Kur mund të bëjë kjo fëmijë? Kur mund të edukojë gjeneratë?’ shprehet imami në video ndër të tjera.

© SYRI.net