Ngjajnë apo jo? Fjoralba Ponari tregon si e kanë ngatërruar në aeroport me aktoren e njohur turke

Fjoralba Ponari është padyshim një ndër moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar.

Herë pas here, ndjekësit i kanë vënë në dukje ngjashmërinë e madhe që ka me aktoren turke, Elçin Sangu, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Defnes” tek “Dashuri me qira”.

Por, së fundmi, në një bashkëbisedim me ndjekësit, Fjoralba është pyetur nëse e kanë ngatërruar ndonjëherë me dikë tjetër dhe me kë.

“Po, me Elçin Sangu, në aeroport”, është përgjigjur moderatorja.