“Ngado vjen era testosterone”, Ronela Hajati tregon arsyen pse u ka rënë puna këngëtareve

Ronela Hajati është një ndër vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Këngët e saj dhe vidoklipet interesante, janë vendosur disa herë në qendër të vëmendjes si nga fansat e saj ashtu edhe nga mediat rozë. Gjithashtu ajo është përfolur edhe për jetën e saj private dhe për një lidhje të mundshme me Young Zerkën, gjithsesi asgjë nuk është bërë publike nga dyshja. Me anë të një lidhjeje direkte, Ronela është bërë pjesë e emisionit më të bukur të mëngjesit në IN Tv “KafeIN’’ me Flavion, ku ka folur për veten dhe planet e saj për muajin gusht. Sipas këngëtares, padyshim që gushti është një muaj me më shumë angazhime se të tjerët, por këtë vit gjërat kanë ndryshuar, për keq. “Gushti është pak më i zënë se muajt e tjerë, sepse janë edhe koncertet, por nuk mund të themi se është njëlloj si vitet e tjera. Ky sezon është shumë dobët ka rënë shi, njerëzit nuk kanë ardhur… shumë gjëra në jug janë anuluar”, është shprehur Ronela Hajati për KafeIN.Gjithashtu këngëtarja u shpreh se kjo verë po dominohet nga meshkujt dhe femrat janë lënë pas dorë, madje dhe ato që po punojnë… u ka rënë puna. “Sidomos për femrat, tregu është bërë shumë keq këtë vit…mund ta themi me plot gojën, vjen era testosterone… në gjithë club-et janë vetëm çuna…. Unë mendoj se edhe ata femra që janë, u ka rënë punë”, është shprehur Ronela sipas Intv.