Ngacmoi seksualisht adoleshenten, policia vë në pranga burrin nga Durrësi, thotë se…
Një 54 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit mes te arrestuarve të tjerë gjatë 24 orëve të fundit pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Ka qenë adoleshentja e cila ka denoncuar burrin i cili më pas është kapur nga blutë e qytetit bregdetar.
Në njoftimin policor thuhet se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin Durrës, arrestuan shtetasin: A.L.,54 vjeç, banues në,Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 15 vjeçare.