Ngacmimi seksual i Eliza Dushkut në Hollyvood, reagon Arnold Schwarzenegger: “Diçka do të kishim bërë”

Aktori i njohur i Hollywood-it, Arnold Schwarzenegger ka shprehur habinë dhe indinjatën e tij njëkohësisht pasi mësoi se Eliza Dushku ishte abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare. Aktorja me origjinë shqiptare pranoi publikisht se me të ishte abuzuar seksualisht gjatë xhirimeve të një filmi, nga një koordinator i skenave të rrezikshme të filmave hollivudianë. Me anë të një statusi të gjatë në facebook, Eliza përshkroi me hollësi situatën që i kishte ndodhur, kur ajo ishte ende fëmijë. Pas kësaj ka pasur reagime të shumta nga emra të njohur të kinemasë botërore. Ndër ta ishte edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, i cili ka reaguar në Twitter duke u shprehur se ndjehet krenar për Elizën. “Të gjithë do të bënim diçka. Jam i shokuar dhe i pikëlluar për Elizën, por po ashtu jam krenar për të, përpos faktit se është një aktore e talentuar, ajo është një grua e mrekullueshme dhe e guximshme”, ka shkruar aktori në Twitter. Ishte rasti Weinstein i pari që u akuzua për ngacmime seksuale në Hollywood, pasuar nga emra të tjerë të njohur të kinemasë që kanë abuzuar seksualisht me koleget e tyre.