Nga xhelozia e bashkëshortes tek martesa, Lyrical Son zbulon shumë në pak sekonda

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka qenë pjesë e rubrikës se pyetjeve pikane në Prive.

Në vetëm 60 sekonda, ai i është përgjigjur disa pyetjeve për jetën e tij. Ai tregoi se ka ‘alergji’ prej shumë kolegëve në showbiz, por nuk preferoi të tregojë emra.

Reperi u shpreh se ka këngë në repertorin e tij pêr të cilat është penduar, por as këtu nuk zbuloi më shumë.

Festimi u shpreh se nuk e ka marrë malli për jetën si beqar, pasi shtëpinë e tij nuk e sheh si “ujk” madje ai është shumë i lumtur me Gresën e prandaj më shumë ka dëshirë të jetë pranë saj sesa miqve.

Ndërsa pyetjes nëse Gresa ështê xheloze kur ai bashkëpunon me femra, reperi iu përgjigj se këto probleme i kanë patur veç në fillimet e tyre të lidhjes.