Nga vendimi për të mbajtur sëmundjen sekret deri tek pengjet dhe jeta tij me të birin pas vdekjes së artistes, rrëfehet bashkëshorti i Hueyda El Saied
Thierry Grosjean, bashkëshorti i artistes së ndierë shqiptare Hueyda El Saied, foli për mungesën e saj kur janë bërë pothuajse dy muaj që ajo u nda nga jeta.
Ai tregoi gjithashtu arsyet pse Hueyda vendosi ta mbajë sekret sëmundjen e saj, vendimin që ajo të prehet në Luksemburg dhe jetën e tij vetëm me të birin.
“Ajo s’donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Ishte e rëndësishme të qëndronte e përqëndruar në ndryshimet që po pësonte dhe në procesin e rekuperimit. Duhet të ishte e përqëndruar në luftën e kësaj sëmundjeje. Kjo ishte arsyeja pse ajo e mbajti sekret vetëm me ne dhe rrethin e ngushtë familjar.”, shprehu ai.
Bashkëshorti i El Sayed tregoi se vendimi që ajo të prehet në Luksemburg ishte i atij, pasi dëshironte që ta kishte afër tij dhe djalit.
“Ishte vendimi im që ajo të prehej këtu, pas miratimit të familjes së saj sigurisht. Siç e kam thënë edhe më herët, dua ta mbaj Hueyda-n pranë vetes dhe Gabrielit, është shumë e rëndësishme ta kemi pranë. Unë e vizitoj çdo ditë.”
Thierry tregoi se Gabrieli e dinte që nëna e tij po luftonte me një sëmundje dhe se mund të largohej nga jeta.
“Eshtë kënaqësi ta shoh tim bir çdo ditë dhe ta rris atë. Ai gjatë gjithë atyre muajve të vështirë e dinte çfarë po ndodhte. E dinte që nëna e tij mund të largohej nga jeta. Ne flasim çdo ditë për Hueyda-n. S’kam asnjë peng pasi mendoj që edhe kjo periudhë, këto 18 muaj ishin të bukur për dashurinë tonë. S’kam asnjë peng pasi mendoj që edhe kjo periudhë, këto 18 muaj ishin të bukur për dashurinë tonë. U dashuruam edhe më fort. Nuk kam pengje… Ajo është në zemrën time dhe të Gabrielit çdo sekondë.”, tregoi ai.
Gjatë 18 muajve luftë me sëmundjen, Thierry tregon se ajo u shndërrua në krenari për të gjithë.
“Ishte shokuese për ne. Disa orë pasi mori lajmin tha “ok, është një lajm i tmerrshëm, por duhet të përballem”. Më tha se do të luftonte për veten, për Gabrielin dhe për mua. E gjeti fuqinë dhe përqëndrimin që pas disa minutash dhe i habiti të gjithë me guximin dhe forcën që tregoi. Mjekët, infermierët dhe të gjithë ne ishim shumë krenarë për gjithë rrugëtimin e saj”, tha ai per emisionin “Wake Up”.
Artistja u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare më 23 nëntor si pasojë e kancerit të gjirit.