Nga vëllai me autizëm te ndarja e prindërve; Xhesika prek me historinë tronditëse të familjes së saj!
Xhesika gjatë gjysmëfinales së “Love Island” ka prekur gjithë teleshikuesit e televizionit Klan me rrëfim emocionues që ka bërë për jetën saj, duke filluar nga emigrimi në Itali, lindja dhe diagnostifikimi i vëllait me autizëm e deri te ndarja e prindërve.
Nga vëllai me autizëm te ndarja e prindërve; Xhesika prek me
“Gëzimi më i madh i jetës sime është lindja e vëllait, Xhonatanit. Lindi plot shëndet, shumë i shkathët, fliste dhe ecte. Pas një vaksine nuk u ndje mirë dhe çdo gjë po ecte mbrapsht, nuk fliste më, nuk të shikonte më në sy, izolohej.
Kemi shëtitur gjithë Italinë për të kuptuar çfarë u thye tek ai dhe ata na thanë që Xhonatani kishte autizëm. Thyerjet filluan mes mamasë dhe babait, ata të dy ndahen. Unë arrij në fund të universitetit dhe pak ditë para së të bëhesha infermiere babai la shtëpinë.
Kur unë do të diplomohesha sytë e mi mbetën te dera, prisja babain të më shikonte dhe t’i thosha unë ia dola, bëhu krenar për mua, por ai nuk erdhi. Unë e arrita ëndrrën time, por nuk kisha me kë ta ndaja”, rrëfeu ajo.
Bordo