“Nga ushtare e Ilirit, në aleate e Monikës” Arjola i kthen kurrizin Ilirit dhe distancohet nga thumbat e tij

Pas spektaklit të Big Brother VIP Albania dje dhe pas 5 hyrjeve të reja, banorët hëngën darkë në oborr.

Në një moment të caktuar dëgjohet Iliri që i drejtohet Arjolës “respekte, ty dhe shoqes!” duke nënkuptuar qartazi Monikën.

“Respekte gjithashtu,” ia kthen Arjola në ton. “Shoqes thuaja vet”, vazhdon ajo “se unë nuk i them shoqes time të ka bërë Iliri respekte.”

Arjola i kthen kurrizin dhe Iliri tund kokën duke thënë “shoqja nga ushtare, doli aleate” duke dashur të komunikojë qartazi që ndjen alencën e Arjolës me Monikën.

Pra Ilirit i iku edhe një tjetër “nga duart”. Pyetja është: për çfarë i duhen Ilirit “ushtarët”, nëse do ishte për miqësi ndryshon puna por duket qartazi që asnjë grimcë miqësie nuk ka mes Ilirit dhe Arjolës.

Pra Iliri e ka ndjerë aleate Arjolën dhe diçka nuk i ka pëlqyer në sjelljen e saj duke e bërë të ndihet i tradhëtuar. Kushedi çfarë do të thotë Sabiani kësaj radhe për Arjolën.