Nga tri cilësitë që i pëlqejnë më shumë deri tek dedikimi romantik për të dashurën, ja çfarë thotë Gent Fatali për motrën e Loredanës

Gent Fatali prej dy vitesh po shijon një romancë të bukur me motrën e Loredanës, Rozafa Zefin.

Për më tepër, dyshja është përfolur se e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, por ky thashethem u hodh poshtë nga reperi të shtunën, teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”.

Ai ka përmendur tri cilësitë që vlerëson më shumë tek Rozafa në “After Party-n e Luanës”.

“Sinqeriteti, mbështetja dhe mençuria”,- u shpreh reperi.

Në fund të videos, ai dëgjohet edhe duke i bërë një super dedikim romantik partneres së tij: “Ta ha zemrën. Je ma e mira në botë.”

Kohët e fundit Genti nuk ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore e kjo për shkak se po merret me biznes, ku kalon edhe pjesën më të madhe të kohës.