Nga tradhtia tek interesi, Blero Muharremi zbulon detaje të reja nga ndarja me Afrona Dikën (FOTO)

Ndonjëherë nuk duhen fjalë për të konfirmuar diçka!

Kjo shpjegon më së miri rastin e Afrona Dikës dhe Blero Muharremit të cilët ndonëse kanë zgjedhur mos të flasin publikisht, prej kohësh nuk janë me njëri-tjetrin.

Këtë e kanë vërtetuar më së miri “thumbat” e here pas hershëm në profilet sociale të secilit. Këtë metodë ka zgjedhur edhe së fundmi Blero, i cili krahas një fotoje të tij në Instastory shkruan: ‘Nuk ka njerëz më të hidhur se ato që bëhen të ëmbël vetëm për interes.’

Një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte edhe kënga që këngëtari kishte vendosur në story. Bëhet fjalë për ‘Go fuck Yourself’ të Two Feet.

Kujtojmë që në një intervistë për T7, këngëtari është ngacmuar në lidhje me këtë çështje, e cila ngjall një kureshtje të madh në publik. Mirëpo as këtë herë nuk morëm një konfirmim apo mohim nga ana e Bleros. Ai thjesht u shpreh se është diçka personale, duke mos komentuar asgjë.