Nga tiparet e karakterit tek frikërat më të mëdha, rrëhefet vëllai i Getoar Selimit: Suksesi im më i madh janë…

Nga Blerand Rexhepi/ I ka hyrë muzikës që në moshë të re e në ato vite ishte dhe vëllai i tij si mbështetje e fuqishme.

Liberian Selimi, kantautori i njohur kosovar, vjen në një intervistë ndryshe, ku tregon jetën e tij jashtë muzikës dhe pse publikut po i mungojnë këngët e tij.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Qetësia, mirëkuptimi dhe dashuria.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Puthja e të fejuarës sime dhe Choco, qeni im.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Sot, dje, shpesh (qesh).

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Qetësia.

Defekti juaj kryesor?

Çdo njeri ka defekte, kam dhe unë ndonjë që nuk mund ta them. Ndoshta një, zhurmat natën në qetësi më shqetësojnë, s’i duroj.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?

Jam shumë tolerant për disa gabime të vogla.

Hera e fundit që u përlotët?

Ka kohë që s’jam përlotur.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Nuk kam ndonjë emër për momentin.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Stambolli dhe në jug të bregdetit shqiptar.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Ismail Kadare.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?

Thjeshtësia, respekti dhe edukata.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Ka shumë nga ato, cila të më vijë ndërmend.

Ngjyra juaj e preferuar?

E Kuqe, e zezë.. dhe disa të tjera.

Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Këngët që kam krijuar.

Pija juaj e preferuar?

Pijet energjike dhe me shije frutash.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Nervozohem ndonjëherë, por kthehem prapë.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Mashtrimet dhe gënjeshtrat.

Frika juaj më e madhe?

Gjarpri, fobi mund të them më shumë.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Nuk them, nuk mbaj mend kur kam thënë ndonjë të vogël, eh…

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Jo…

Cila është motoja juaj?

Punë, pauzë, punë.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Selam, pastaj shumë e shumë gjëra, që po t’i shkruaj të gjitha, do duhet ditë e net.

/Panoramaplus.al