“Nga të tuat ça të ka mbetur?”/ Luana Vjollca nuk ia përtoi një përgjigje ndjekësit që e kritikoi për pamjen e jashtme
Teksa është e angazhuar me projektin e ri që do të sjellë këtë sezon të ri në “Top Channel”, Luana Vjollca nuk harron të jetë aktive edhe në rrjete sociale, e sidomos në Instagram.
Së fundmi, moderatorja seksi ndau disa imazhe të reja, në të cilat shihet e veshur me një top crop të zi dhe me pantallona po ashtu të zeza. Ajo shfaqet me make up profesional dhe me flokë të shkurtra, ashtu siç i ka vetë.
“I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi ylli i ekranit krahas imazheve që ndau me të gjithë.
Luana mori komente pafund, mirëpo kishte edhe nga ata që nuk i kursyen kritikat, apo komentet negative. Një prej ndjekësve i shkroi biondes simpatike: “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”.
Luana, së cilës nuk i ka shpëtuar ky koment, vendosi që t’i përgjigjej publikisht fansit, duke shkruar: “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”.
Burime për “Gazetën Panorama” zbuluan javën e kaluar se moderatorja ka negociuar me drejtuesit e “Top Channel” dhe po punon për një projekt të ri të sajin.
Gjithashtu burimet bënë me dije se Vjollca ka nisur punën me ekipin e saj për studion e re të emisionit. Spektakli që ajo do të drejtojë do të transmetohet sërish gjatë të shtunave.
Moderatorja ndau disa ditë më parë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram disa foto, në të cilat shfaqej e veshur me një kanotiere ngjyrë portokalli dhe me një palë xhinse të shkurtra, ngjyrë blu. Flokët i kishte kapur bisht dhe kishte bërë grim profesional në fytyrë.
Krahas imazhit, mbishkrimi që ajo zgjodhi duket si një mesazh i koduar për emisionin e ri që do të drejtojë. Ajo shkroi: “Pa hë, çfarë ka të re?”.
Komentet e ndjekësve e kanë vënë theksin tek ngjyra portokalli, duke ngritur dyshimet Luana se mund të jetë prezantuesja e “Portokalli”.
Por nga ana tjetër, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, Fjoralba Ponari, e cila ishte prezantuesja e programit të humorit sezonin e kaluar, zbuloi se do të vazhdojë të jetë në “Portokalli” edhe sezonin e ardhshëm. Prandaj nuk dihet ende se çfarë projekti të ri do të sjellë Vjollca.
Ndërkohë, pak ditë më parë miqtë e moderators zbuluan se në jetën e saj ka “hyrë” një krizë që i ka shkaktuar tensione në jetën private me Krenar Çoçajn.