Nga suksesi për Rita Orën e Bebe Rexhën në “Eurovision”, 3 bashkëpunëtorët e Besa Kokëdhimës janë “bombë”!
Numërimi mbrapsht ka filluar, edicioni i 68-të i Eurovision është afër dhe Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenën gjigande të “Malmo Arena” më 9 maj me “Titan”. Suedia do të përjetojë mes të tjerash magjinë e përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovison. Përgatitjet kanë filluar, versioni final i këngës është gati dhe Besa na ka dhënë disa detaje të vogla sesi do të vijë këtë herë. Për të mirën bashkëpunohet me më të mirët dhe këtë e vërtetojnë 3 emrat me të cilët ka punuar gjatë këtyre muajve. Bëhet fjalë për kantautoren e mirënjohur polake Gia Koka, producentin Serban Cazan dhe producentin francez Alias LJ. Gia Koka është një prej kantautoreve më të suksesshme të ditëve të sotme, duke numëruar miliona shikime në “Spotify” dhe dhjetra bashkëpunime me artistë të njohur botërorë si Rita Ora, Bebe Rexha, Ellie Goudling, Zara Larsson, Chloe George, Babs Savage etj.
Jo vetëm kaq, në mes bashkëpunëtorëve të Besës, lexohet me shkronja të mëdha dhe emri i producentit Serban Cazan, i cili padyshim numëron një listë të gjatë të bashkëpunimeve me yje botërore Rita Ora, Rag N Bone Man, Tom Walker, FLO, Mabel, Anne-Marie, Ella Henderson, Sam Ryder, James Carter, Ofenbach, James Blunt, Talia Mar, Claudia Valentina etj.
Prit pak, mbaroi? Joo, trinomit të bashkëpunimit i shtohet edhe producenti francez Alias LJ, bashkëpunimin me të cilin Besa e ka prej disa vitesh.
Numërimi mbrapsht ka filluar, version anglisht i këngës premton të jetë “bombë”…
Revista Who