Nga sot palestrën në shtëpi mund ta bëni me instruktoren personale Klodiana Shala
Gjatë këtyre ditëve njerëzit janë përpjekur të gjejnë një sërë formash për t’u argëtuar dhe kaluar kohë produktive në shtëpitë e tyre.
Një formë e mirë argëtimi, por dhe që i vjen në ndihmë trupit tuaj është stërvitja në kushtet në të cilat ndodheni. Duke improvizuar çdo mjet të nevojshëm, mund të tregoni më shumë kujdes për trupin tuaj këto ditë që konsumimi i ushqimeve është shtuar.
Sportistja e njohur, Klodiana Shala ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ një video ku ka shpjeguar hap pas hapi ushtrimet e ndryshme që mund të bëni në ambientin në të cilin ndodheni.
Shala i ka ftuar të gjithë t’i bashkohën në këtë nismë, e cila shërben në të mirë të shëndetit tuaj.
Me siguri pas këtij momenti e keni të qartë se çfarë duhet të bëni në kohën tuaj të lirë dhe këshillat e kujt duhet të ndiqni për të qenë sa më në formë.
revistawho.com