Nga skena e “Portokalli” lëshohet një ‘kunj’ për “Klanifornia”
Mbrëmja e ndërrimit të viteve solli dhe spektaklin maratonë të “Portokalli”. Mes shumë aktorëve ndër vite të rikthyer enkas për natën speciale të formatit të humorit, nuk munguan as batutat e shumta.
Në skeçin e Mulit, Gagaçit dhe Ylberit (personazhet protagonistë në këtë episod), ky i fundit bën lojën e ngatërrimit të emrave. Si përgjigje, personazhi i Mulit thotë: “Ik bëji këto tek Portokalli B-ja, këtu je tek Portokalli A-ja”. Duke ditur se “Klanifornia”, përveçse ka marrë një pjesë të mirë të ish-aktorëve të “Portokalli”, është orientuar gjithashtu drejt skeçeve të humorit, duket se ky ishte një ironizim për formatin në fjalë.
Momentin e gjeni në videon e mëposhtme (1:31:45). A ndani të njejtin mendim? /News31.al