Nga shtatzënia e Kiarës te bashkëpunimet e bujshme dhe raporti me Noizyn, flet Luizi

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Prishtinë premiera e filmit në “Kuadër të dashurisë”, ku kanë marrë pjesë të gjithë aktorët e filmit. Para premierës ata u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke shuar shumë kuriozitete.

Më në fund, Luizi u është përgjigjur disa prej pyetjeve më të shpeshta që janë bërë për të në rrjet këto kohë.

A është Kiara shtatzënë?

“Jo, nuk e di nëse është shtatzënë.”

Do preferonte të bëhej me vajzë apo djalë?

“Veç le të jetë shëndosh”.

Do marrë pjesë në Festivalin e Këngës?

“Jo, nuk do marrë pjesë, nuk jam kurrkund, janë thjesht lajme ‘fake’, nuk jam as në festivalin shqiptar, asnjë gjë”.

Planet për këngë të reja?

“Po, do të publikoj një këngë me Getoar Selimin dhe një tjetër këngë me Flori Mumajesin.”

Ka pasur krisje në raport me Noizyn?

“Jo, s’ka pas lidhje, s’ka krisje”.

Class