Nga shkëputja nga televizioni, tek rikthimi në ekran, Jona Spahiu i tregon të gjitha

Jona Spahiu i ka munguar televizionit për një periudhë jo fort të shkurtër kohore. Ndonëse gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ndjekësit kanë një pyetje: kur do ta shohim sërish Jonën në ekran?

Nëpërmjet disa videove në InstaStory, Spahiu ka treguar arsyen pse është shkëputur nga televizioni.

“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale”, është shprehur Jona.

Megjithatë, moderatorja ka treguar se shumë shpejtë do t’i rikthehet ekranit. Ajo ka theksuar se nuk është momenti për të hequr dorë nga televizioni.

“Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, ka pëfunduar Jona.

Mbetet të presim vetëm të zbulohen detaje të mëtejshme.

News31.al