Nga Rita Ora tek Noizy, prapaskenat, pagesat dhe organizimet, epokë e re?
Koncertet e organizuara në Tiranë përgjatë një viti ishin biseda e ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin me të ftuarit Zefina Hasani, Rezart Cenaj dhe Uarda Koçi.
Kush e pagoi Rita Orën? Kjo patjetër është një pyetje që mund ta bëj kushdo pasi ka shijuar ose jo koncertin e saj në Tiranë.
Rezart Cenaj nënvizoi se “kur koncertet janë falas dhe marrëveshjet me artistët janë ndryshe. Kur nuk ka hyrje-biletë, kjo është një marrëveshje që bëhet me artistin dhe atyre që e sjellin artistin. Nëse artisti pranon që hyrja të jetë falas për arsyet e veta dhe fee-a apo pagesa e artist është komplet ndryshe”.
Ndërkohë Uarda pohoi se publiku ndryshoi sjellje brenda një 4-vjeçari që të mund të rezervojë biletën online dhe jo duke e marrë fizikisht.
“Kur ne e nisëm shitjen e biletave online në 2018 me koncertin e Alban Skënderaj. Raporti i shitjes së biletave ka qenë 20% e blerjeve online dhe 80% fizike. Në koncertin e Noizyt raporti ndryshoi, ishim në 80% online dhe 20% në pikat e shitjes së biletave fizike. Në katër vjet trendi ka ndryshuar”, tha Uarda.
Një tjetër koncert i rëndësishëm ishte edhe koncerti i Noizy-t për të cilën Zefina tha se teksa po merrej me koncertin u çudit se ishte një fenomen që të gjithë e donin, te cilën e vërtetuan biletat që ishin sold-out. Nderkohë që dhe nga vetë Noizy është çuditur sepse ka një korrektese profesionale.
Në fund Rezarti shtoi se gjithçka është ekonomi për kryeqytetin, ndërsa Uarda paralajmëroi se do të vinë yje të tjerë ndërkombëtar./abcnews.al