Nga Qytet Studenti tek Kodra e Diellit, ja ku janë 9 vatrat aktive me koronavirus në Tiranë

Nga 17 vatra aktive, ka shkuar në vetëm 9 vatra aktive me koronavirus në Tiranë. Së fundmi, “Dosja.al” ka zbuluar në cilat zona ndodhen këto vatra aktive.
 
Vatrat aktive janë identifikuar tek Rr. Dibrës, rr. Ura, Tirana e Re, Rr. Sami Frashëri, Rr. Dalip Topi, Shkozë, rr. Kole Kamsi, Mozaiku i Tiranës, Qytet Studenti, Lundër, Teleferi, ish-teatri, Vasil Shanto dhe Kodra e Diellit 2.
 
Burime nga ISHP bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë hetuar 44 raste, nga të cilat 17 janë referuar nga Urgjenca Kombëtare, 1 nga mjeku i familjes dhe 26 të tjera janë kontakte të personave pozitivë.
 
 
Ndërsa në total janë analizuar 122 monstra, ku 96 personave u është marrë tamponi, 26 kanë qenë në kontakt me virusin dhe 32 të tjerë janë ritestuar.
 
Gjithashtu, 26 punonjësve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u janë marrë monstrat, pasi kanë qenë në kontakt me një person të infektuar.