Nga problemet me drogën tek ndarja nga i fejuari, si i përballoi Demi Lovato të gjitha
Vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për Demi Lovaton. Këngëtarja pati probleme me drogën, u rehabilitua, vendosi t’i rikthehej karrierës pikërisht kur nisi pandemia e koronavirusit dhe së fundmi përjetoi edhe ndarjen nga i fejuari i saj, Max Ehrich. Demi u nda me Max Ehrich vetëm 5 muaj pas ceremonisë së fejesës. Në një intervistë të fundit, Demi ka treguar se pas ngjarjeve të fundit që i kanë ndodhur, mësoi të vendoste veten në radhë të parë.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se jam shumë mirë me veten dhe e dua veten time. Nuk ndihesha kështu derisa këtë vit fillova të eksploroj gjëra që më sollën lumturi në mënyra të vogla”-tha këngëtarja.
Nga ana tjetër i fejuari i Demit e përjetoi keq ndarjen e tyre. Aktori u fotografua pak kohë më parë i mërzitur në vendin ku i propozoi për martesë këngëtaren.