
Nga peneli i kuq tek buzët metalike, trendet e çuditshme të grimit që na sugjeron New York-u
Në javën e modës në New York janë prezantuar edhe trendet më të çuditshme të grimit për vitin që vjen. Modelet që parakaluan në pasarelë treguan modën e re të ‘make up-it’, që do të pushtojnë femrat gjatë sezonit që vjen, pranverë 2019. Risitë janë të shumta duke filluar nga peneli i kuq, thonjtë me vizatime dhe buzët metalike. Kryesisht markat e njohura kanë përdorur ngjyrat e logove të tyre për të sjellë edhe risitë e sezonit, shkruan Who. Kjo ishte një mënyrë e mirë e reklamimit të bizneseve të tyre.
