Nga pandemia në luftë: Si të përballosh lodhjen emocionale
Që prej 2020-ës e deri tani ka pasur situata nga më të vështirat për botën. Që prej shkurtit të vitit 2020 plasi pandemia edhe ende vazhdon, megjithëse duket se është nën kontroll. Kur sa morëm frymë lirshëm prej rasteve me Covid-19, në Ukrainë plasi lufta, nga sulmi i paprecedentë i Rusisë. Kur gjithë bota është në një valë kërcënimi të vazhdueshëm, është normale për të gjithë njerëzit që të përjetojnë rëndesë emocionale dhe siklet të vazhdueshëm me ankthin apo krizat e panikut.
Po çfarë është lodhja emocionale dhe cilat janë simptomat e saj?
Lodhja emocionale është një gjendje mendore në të cilën ndihesh i rënë emocionalisht prej stresit të akumuluar prej kohësh. Zakonisht këta persona ndihen të prekur, pa humor dhe nuk kanë kontroll në jetën e tyre. Gjithashtu kanë një përzierje ndjesish si këputje, inat, ankth dhe dhimbje.
Zakonisht lodhja emocionale shkaktohet nga periudha të gjata stresi në jetën e një individi.
Për të ndihmuar veten mund të keni parasysh 5 këshilla:
1. Mundohuni të largoni stresin nga vetja
2. Merrni pushim herë pas here nga lajmet dhe leximi i tyre
3. Bëni zgjedhje të shëndetshme duke ndryshuar ushqimin që konsumoni dhe nisni ushtrimet
4. Fokusohuni tek shoqëria dhe kaloni më shumë kohë me ta
5. Praktiko meditimin