Nga ndalimi i puthjeve në publik deri tek planet për fëmijë, Haily Bieber flet për marrëdhënien 2-vjeçare me Justin: Më bën të ndihem seksi dhe…

Hailey dhe Justin Bieber kanë realizuar një set fotografik për “Vogue Italia”, ku zbuluan detaje të lidhjes së tyre.

Gjatë intervistës, modelja tha se dëshironte të kishte fëmijë, por jo së shpejti, raporton “The News”.

“Ishte e vështirë për mua të kuptoja se si të vazhdoja një marrëdhënie si kjo, të përjetuar nën sytë e të gjithëve. Por vjen një kohë kur duhet të përqafosh realitetin dhe të pranosh kush je“,- tha ajo.

“Për një kohë të gjatë nuk mund ta puthja atë në publik, nuk më pëlqente ideja që njerëzit të na shikonin në momente të caktuara“,- zbuloi Hailey në lidhje me fillesat e marrëdhënies me Justin Bieber.

“Më pas i thash vetes se ne e duam njëri-tjetrin. Dhe në të vërtetë nuk ka asgjë për të fshehur“.

Gjatë intervistës, Hailey zbuloi nëse është gati të bëhet nënë.

“Gjëja e çuditshme është se unë gjithmonë kam dashur të kem fëmijë herët, por tani që jam martuar, kam më pak dëshirë. Unë jam një vajzë ambicioze me shumë projekte. Do të ndodhë, por jo tani.”

Hailey pretendon se besimi i saj ndaj Justin është rritur, sepse burri e bën atë të ndihet “e fortë dhe seksi”.

“Ka shumë njerëz ende na shohin si adoleshentë të përjetshëm, Justin-in në veçanti. Në vend të kësaj, ne jemi burrë dhe grua, të martuar, të përkushtuar dhe të kënaqur me njëri-tjetrin,”– përfundoi Hailey.