Nga muzika tek lidhja e dashurisë, Fjoralba Ponari rrëfen detaje nga jeta e saj

Moderatorja simpatike, Fjoralba Ponari, ka qenë e ftuar sot në “Wake Up” për të folur mbi karrierën e saj. Ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve për partnerin e saj, pasi kohët e fundit ka ndarë disa momente me të në rrjete sociale. Moderatorët e emisionit, Ori Nebijaj dhe Isli Islami e pyetën me humor nëse i kishin vjedhur paswordin.

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime?!”, ia kthen Fjoralba duke qeshur. Ori vijon duke e ngacmuar: “Ke frikë mos ta marrin”? Fjoralba thotë se tashmë nuk e ka problem që ta marrin vesh të gjithë. “Françesko i ka bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik”, përfundon Fjoralba.

Ndërsa përsa i përket muzikës, ajo u shpreh: “Ah muzika, muzika…Unë, albumi dhe Pintat (Mc Kresha, Lyrical Son). Do ketë më shumë se një bashkëpunim me MC Kreshën, ka disa emra të mëdhenj që janë pjesë e albumit. Në mos e pamundur do jetë shumë e vështirë të bëhet një lançim brenda vitit 2020, kjo për shkak të pandemisë dhe angazhimeve që kam pasur me “Jeho” gjatë verës. Kam zgjedhur Pintat që të bëj art dhe jo materiale dosido. Është bërë modë që gjithsecili të bëjë këngë, ndërkohë që unë e kam stratuar me muzikë. Muzikën nuk e kam pasur kurrë prioritet derisa të kisha përballë një kompani të tillë diskografike, si Pintat që janë elitë në tregun tonë”.