Nga Muma & Dafina Zeqiri, tek Stine & Getoar Selimi, këtu keni hit-et që ndezën verën

A do të jetë kjo vera e këngëve HIT? A do të kemi një BOOM këngësh pas një viti pandemik që duket se i la pak në pauzë projektet e këngëtarëve? Me gjasë po.

Për shkak të pandemisë, viti që lamë duhet të ketë pezulluar shumë projekte, këngë e koncerte. Me më pak mundësi për të performuar nëpër koncerte masive, që në një farë mënyre janë një formë promovimi projektesh, vera 2020 ishte e vakët me prurje të shumta muzikore, krahasuar me 2019-n apo çfarë ndodh zakonisht në këtë sezon.

Mirëpo lehtësimi i masave dhe të qenit një hap para drejt normalitetit, krijoi terrenin e sigurt që shumë këngëtarë të rikthehen jo vetëm me një, por me disa projekte muzikore. Elvana Gjata, pak kohë pas publikimit të albumit EP “Çelu”, u rikthye me këngën “Loti”. Me gjasë, kjo nuk është kënga e fundit e Elvanës për këtë sezon. Ronela Hajati ka publikuar tri këngë në vetëm dy muaj. Ledri, pas këngës “Don mo”, bashkëpunoi me Majk dhe së shpejti do të jetë pjesë e një tjetër bashkëpunimi me Kidën dhe Butrint Imerin. Ky i fundit, nuk ka as një muaj që prezantoi këngën “Dujem”. Djemtë e Threedots, pas “Këngës Magjike”, bashkuan forcat në “Nina”. Çifti Loredana-Mozzik publikuan dy këngë me distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, “Rosenkrieg” dhe “Oh Digga” dhe po punojnë për një album. Dhurata Dora po shijon suksesin me Gims të “Only You” etj.

Thënë këto shembuj, duket qartë që do të jetë një verë me BOOM këngësh. Duke qenë se artistët rikthehen pas një viti jo fort aktiv, me siguri kanë patur mundësi të rikuperojnë energjinë dhe të mendojnë se si mund të bëjnë më të mirën e tyre. Prandaj patjetër që kjo verë rezervon të paktën disa këngë HIT.

Në vijim gjeni një listë me disa nga këngët e publikuara së fundmi. Janë aq shumë, sa me siguri ndonjë ju ka shpëtuar.

Loredana x Mozzik – Oh Digga

Mozzik x Loredana – Rosenkrieg

Elvana Gjata – LOTI

Ronela Hajati ft Vig Poppa – ALO

Bruno ft. Flori Mumajesi & Klajdi Haruni – NINA

Majk x Ledri Vula – Marr

Ledri Vula – DON MO

GIMS – Only You feat. Dhurata Dora

Ronela Hajati – Aventura

Samanta – Emnin Tem

Lumi B ft Xhensila – Prit pak

Ardian Bujupi – Peligrosa

Ermal Fejzullahu x Gjiko – Sa t’kom dasht

Geasy feat Stine – Andiamo

Butrint Imeri – Dujem

Cricket x Muma x Dafina Zeqiri – PA TY

Alban Skenderaj ft. Elgit Doda – Parajsa ime 2

Noizy ft. Elgit Doda – Ti Ti

Venera Lumani, Lind Islami – Me zemër

Venera Lumani x Lind Islami – Mwah mwah

Azet x Tayna – Ti harro

Melinda – Qa din ti

Kidda X Capital T – Magji

Capital T – RRUSHE

SEMI – Santana featuring ERNO

KIDA x SAMRA – LILA

Dafina Zeqiri – JAPA

Samanta – Mala X Cha Cha Cha

/Anabelmagazine