Nga momenti më i vështirë i karrierës te rikthimi në ekran, flet Xhemi Shehu

Javën që lamë pas ka startuar emisioni më i ri i “Top Channel” i quajtur “Ëndërrtjerrësit”, që ka në qendër kujtime, të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që kanë qenë pjesë e themelimit të “Top Channel”. Edhe sonte të ftuarit si Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Bojken Lako etj. kanë treguar kujtime e të pathëna.

E pyetur se cili ka qenë momenti më i vështirë i karrierës, Xhemi zbuloi se kur i është dashur të dalë në transmetim pak pasi mësoi se kishte humbur mikun e saj të ngushtë. Sa i përket momenteve të bukura ajo tha se ka shumë.

Mes të tjerash, Xhemi zbuloi se po sheh dy projekte që i janë ofruara për tu rikthyer në ekran dhe më pas do të marrë një vendim.

“Më janë propozuar dy projekte që vijnë për herë të parë në Top Channel. Po i vlerësoj. Ende nuk kam një përgjigje finale, por shoh dritë jeshile.

Ishte një moment pauze, e shijova dhe kuptova që më mungon ekrani. Është koha për një rikthim”, rrëfeu Xhemi.

/News31