Nga mesazhi me Mark Zuckerberg tek statuset në Facebook, Olti Currin e deklarojmë “njeriun e mbrëmjes” kur rrjetet sociale s’punonin

Që Olti Curri di t’i përdorë mjeshtërisht rrjetet sociale, kjo tashmë s’do shumë koment por që t’i përdorte ato në audiencë të plotë edhe kur Facebook, Instagram dhe Whatsapp po përjetonin një “black out” botëror, kjo është për t’u lavdëruar.

Siç e dini, problemi i mbrëmjes së djeshme ishte kryesisht tek shkarkimi i fotove, pasi statuset në Facebook mund të kryheshin lirisht.

Duke qenë njeri që fjalën di mirë se si ta përdorë, me humorin e tij të hollë, Olti Curri shkroi në Facebook disa statuse që na e morën tërësisht vëmendjen. Nëse i humbët, i gjeni si më poshtë:

5CB7B9D3-74DC-4CA7-9498-BB03F8E57B0F

3C6B1B74-1BD9-4C88-B71A-ACDCC27BB04D

Ndërkohë, fati nuk e la në baltë blogerin sepse arriti t’i postohej fotoja ku tregonte se çfarë i kishte shkruar CEO-s së Facebook & Instagram, Mark Zuckerberg. Olti i ka shkruar në gjuhën shqipe Mark-ut që të rregullojë sa më parë problemin duke i kujtuar se çrregullime të tilla do t’i lënë fëmijët pa bukë (pasi siç e dini, blogerat paguhen për reklamat që bëjnë në këto rrjete sociale).

B5BFC5E9-B6D7-4050-B64C-2DFF630B8AD1

Dhe më pas postoi edhe këtë:

4D4627CC-8B65-4183-AF5A-10E2BF224F4F

Zyrtarisht, me rrjete sociale, pa rrjete sociale, Olti Curri arriti ta merrte gjithë vëmendjen e të na argëtonte siç duhet mbrëmjen e djeshme. Reklamën që i bëre Mark-ut Olt, mos e tolero pa faturë! /News31.al