Nga mbretërit tek miliarderët, Kim Kardashian po plas nga ofertat e burrave
Që pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian nuk po vuan aspak për të gjetur partner. Nga mbretërit tek miliarderët janë në rradhë për të. Mediat e huaja raportojnë se aktorë të famshëm, yje të sportit, anëtarë të familjeve mbretërore e miliarderë po përpiqen të komunikojnë me Kimin përmes miqve të saj dhe njerëzve që ajo punon.
Megjithatë raportohet se Kim, e cila është vetë miliardere, i ka lënë pa shqyrtuar rastet.
“Nuk po nxitohet për të kërcyer në diçka të re, por është mendjehapur”-tha një burim pranë yllit televiziv.
Kim po kërkon dikë me vlera familjare, dikë që do e mbështesë, argëtues, romantik dhe punëtor. Ajo ka vënë prioritet familjen dhe po i përkushtohet katër fëmijëve.